Ngjarja makabre në Tiranë/ Pastori: Kemi dështuar të ndërtojmë një shtet social

Ngjarja makabre në Tiranë/ Pastori: Kemi dështuar të ndërtojmë një shtet social

16:37, 03/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV për të komentuar ngjarjen makabre të ndodhur në Tiranë, pastori Akil Pano është shprehur se, ne jemi një shoqëri që në vend ti shërojmë, i vrasim të plagosurit tanë.

Sipas tij, në këto 30 vjet, e kryesisht në vitet e fundit, kemi dështuar të ndërtojmë një shtet social, që ngrihet mbi kollonën e dhembshurisë.

Një nga problemet që shikoj te shqiptarët është të plagosurit tanë, të lënduarit tanë, në vend ti shërojmë ne i vrasim me indiferencën, me padijen, me moskokëçarjen.

A pyeti dikush cilat janë problemet e kësaj familje? Jemi përpjekur të ndërtojmë një shtet të fortë sa i përket vjeljes së taksave, por kemi dështuar të ndërtojmë një shtet të drejtësisë sociale dhe ndërton fuqishëm jetën e tij, konceptet e tij mbi kolonën e dhembshurisë. Nuk kemi një shtet që është nënë apo baba i mirë.

Ne kemi nevojë të jemi të pranishëm  dhe të marrim pronësinë e dhimbjes, traumës sepse këta janë njerëzit tanë. Nëse flitet për etër kombi, duhet të jenëa ta që duhet të kujdesen për të plagosurit e vet. Është një ushtri që vret të plagosurit e vetë. Nuk është vetëm kjo familje e izoluar. Ka shumë njerëz  që nuk dalin se nuk kanë para për kafe, nuk kanë para të paguajnë borxhet te dyqani. Mbyllen brenda dhe nga turpi. Nuk është çështje varfërie ekonomike, por edhe kulturore dhe shpirtërore", tha pastori.

Ai kërkoi që shoqëria, duke u nisur nga ngjarje të tilla, të mos anatemojnë fetë.

"Vetëvrasja shihet si mëkat, por njerëzit mos ja faturojnë religjionit dhe të mos shihet si opium për popullin", tha ndër të tjera pastor Akil Pano në Syri TV.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco