Shkodra me treg të ri, falë bashkisë dhe Myftinisë

Shkodra me treg të ri, falë bashkisë dhe Myftinisë

11:24, 02/07/2020
A+ Aa A-

Në Shkodër, fermerët dhe tregëtarët që prodhojnë e tregëtojnë produketet bujqësore do të punojnë tashmë në një treg të ri, bëri të ditur sot kryebashkiakja Voltana Ademi.

"Në sajë të bashkëpunimit me Myftininë e Shkodrës, - njoftoi Ademi në Fb, -  tregu tashmë është funksional në mjedise krejtësisht të reja dhe shumë të përshtatshme për aktivitet tregtar. Ishte Myftinia e Shkrodrës, e cila mundësoi ndërtimin e këtij tregu që jep mundësi punësimi për dhjetra familje.

Sot tregtarët e sistemuar në këtë treg, shprehen të kënaqur, ashtu siç edhe klientët e tyre që rikthehen pas rreth 2 muajve e gjysmë ndërprerje për shkak të masave për mbrojtjen nga pandemia.

Bashkia e Shkodrës po hulumton hapësira të tjera të lira, publike e private, për të krijuar tregje të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit. Kështu, krijohet një standart, por edhe mundësi punësimi real për qindra familje.

Bashkia Shkodër shpreh falenderimet Myftinisë së Shkodrës për mbështetjen, fermerëve dhe tregëtarëve për durimin për pritjen. Duke punuar bashkë, përmirësojmë jetën tonë, ndihmojmë qytetin, familjet tona për një jetë më të mirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anonim03/07/2020 19:29

Me ne Fund nje lajm normal

Anonim03/07/2020 19:29

Me ne Fund nje lajm normal

Shto koment

Denonco