Ndërroi jetë për shkak të Covid-19/ Mjeku mesazh prekës për kolegun: Na fal që të lamë të ikësh

Ndërroi jetë për shkak të Covid-19/ Mjeku mesazh prekës për kolegun: Na fal që të lamë të ikësh

16:56, 30/06/2020
A+ Aa A-

Mjeku imazherist Renato Osmenaj, i cili ka qenë shumë aktiv gjatë pandemisë së Covid-19, i dedikon një mesazh prekës kolegut të tij, Prof.Dr, Arjan Pushi, i cili ndërroi jetë pikërisht nga Koronavirusi.

"Na fal që të lamë të ikësh! Qofsh i parajsës", shkruan Osmenaj në postimin e tij.

Image

Arjan Pushi është mjeku i parë, i cili ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa është personi i 63-të që ndërron jetë nga Covid-19 në vendin tonë.

Mjeku i reparit të Hematologjisë në QSUT dhe profesori i Fakultetit të Mjekësisë kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ndodhej në gjëndje të rëndë, i intubuar. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco