Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Lista me 11 vende në Europë ku Covid-19 rrezikon të sjellë kolapsin, Shqipëria mes tyre

Lista me 11 vende në Europë ku Covid-19 rrezikon të sjellë kolapsin, Shqipëria mes tyre

12:15, 26/06/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) vazhdon që të shprehe shqetësim për intesitetin e përhapjes së virusit COVID-19, veçanërisht në disa vende të Europës. Ajo ka paralajmëruar se ka pasur një rritje të madhe gjatë kësaj jave që po mbyllet të rasteve ku përfshihet veçanërisht rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Janë 11 vende në Europë të cilësuara me ‘transmetim të përshpejtuar’ dhe ku virusi ka shkaktuar një ringjallje të konsiderueshme që nëse lihet pa kontroll do të shtyjë sistemet shëndetësore në problem edhe një herë’, deklaroi drejtori i OBSH-së në Europë, Dr Hans Kluge. Në këtë zonë të rrezikshme, futet edhe vendi ynë.

Shtetet në këtë listë sipas Kluge janë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldavisë, Suedia, Ukraina dhe Kirgistani.

Ambasadorët e BE po takohen këtë javë për të diskutuar rihapjen e kufijve të jashtëm të bllokut në 1 korrik. Një nga opsionet që vendet anëtare po shqyrtojnë është vetëm lejimi i udhëtarëve nga vende të caktuara. Vendet që vuajnë nga nivele të larta të infeksionit përfshirë SHBA-në, Rusinë dhe Brazilin do të mbeten jashtë listës së sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco