Kalon në Parlament/ Policia e Burgjeve do të paguhet njësoj si ajo e Rendit

Kalon në Parlament/ Policia e Burgjeve do të paguhet njësoj si ajo e Rendit

17:58, 25/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Burgjeve, e cila është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, do të paguhet njësoj si ajo e Shtetit.

Projektiligji u miratua sot në seancë plenare ku mori "Ok"-in e 91 deputetëve.

Tashmë efektivët e burgjeve do të paguhen njëlloj me ata të policisë së rendit. Efektet financiare shtesë të këtij projektligji llogariten në total rreth 305.6 milionë lekë të cilat konsistojnë në: pagën e gradës rreth 136.5 milionë lekë, shtesën për vjetërsi rreth 49.1 milionë lekë dhe shtesën për kushte pune rreth 119,9 milionë lekë.

Konkretisht përfitimet e policëve të burgjeve do të jenë;

a) Rritja e pagës për gradë që do të fillojë me hyrjen në fuqi të ligjit

b) Shtesa për vjetërsi pune do të fillojë efektet më 1 janar 2021

c) Shtesa për natyrë të veçantë pune do të fillojë efektet më 1 janar 2022

"Ky projektligj synon të forcojë më shumë pozitën e këtij institucioni dhe kompetencat e tij në sistemin penitenciar, duke e ngritur rregullimin e tij në nivel ligji, pasi në këtë mënyrë krijohet një qëndrueshmëri më e madhe juridike për funksionimin e këtij institucioni sipas standardeve ndërkombëtare", shpjegohej në relacion. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco