Vazhdon rritja e temperaturave, priten edhe rrebeshe shiu Stanet e Këndrevicës, Tepelenë, qershor 2020

Vazhdon rritja e temperaturave, priten edhe rrebeshe shiu

07:17, 24/06/2020
A+ Aa A-

 

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të mbetet në ifluencën e presionit të ulët atmosferik i pozicionuar në detin Egje e cila do të kushtëzojë mot pjesërisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E mërkurë, dt 24 qershor 2020

E mërkurë, dt 24 qershor 2020 moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare të pasuara rrebeshe shiu me stuhi lokale në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 10 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  16/24°C

Zonat e ulëta  17/31°C

Zonat bregdetare 19/28°C

E mërkurë, dt 24 qershor 2020

Kosova për ditën e mërkurë, dt 24 qershor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare me rreshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 25°C gradë Celcius.

E enjte, dt 25 qershor 2020

E enjte dt 25 qershor 2020 moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare ku nuk do të mungojnë rrebeshe shiu me stuhi lokale në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  15/28°C

Zonat e ulëta  18/33°C

Zonat bregdetare 19/29°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco