Parashikimi i motit sot e nesër, 23 - 24 qershor 2020 Rozafa dhe Buna

Parashikimi i motit sot e nesër, 23 - 24 qershor 2020

07:07, 23/06/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit po vijon të ndikohet nga presion i ulët atmosferik i pozicionuar në detin Egje e cila do të kushtëzojë mot me reshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E martë dt 23 qershor 2020

E martë dt 23 qershor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara rrebeshe dhe reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  14/22°C

Zonat e ulëta  15/28°C

Zonat bregdetare 18/26°C

E martë dt 23 qershor 2020

Kosova për ditën e Martë dt 23 Qershor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare me rreshje shiu.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 19°C gradë Celcius.

E mërkurë dt 24 qershor 2020

E mërkurë dt 24 qershor 2020 moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare të pasuara rrebeshe shiu me stuhi lokale në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  14/28°C

Zonat e ulëta  15/32°C

Zonat bregdetare 18/28°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco