Mbyllet fasoneria në Vlorë, punëtoret në protestë, duan rikthim në punë

Mbyllet fasoneria në Vlorë, punëtoret në protestë, duan rikthim në punë

13:47, 22/06/2020
A+ Aa A-

Një fasoneri e prodhimit të këpucëve është mbyllur ditën e sotme në qytetin e Vlorës nga Ishsh pasi  pak ditë më parë 5 punonjëse të saj kanë rezultuar pozitive me covid.

ISHSH thotë se është mbyllur një kat i fadonerisë, për shkaqe sigurie, deri në një moment të dytë kur të jenë marrë të gjitha masat për dizinfektimin e saj.

Punonjës të fadsonerisë (ata që u mbyllën) kanë dalë sot në protestë para prefekturës për të hapur punën. Punonjësit e dalë në protestë janë shpërndarë nga policia, për shkak se janë të ndaluara grumbullimet e shumë personave.

Duke lënë mënjanë frikën, punonjësit kanë kërkuar rikthimin në punë të tyre, pasi shprehen se kjo është e vetmja burim për të ardhurat e tyre, dhe për të mbajtur familjet me ushqim.

Burime bëjnë me dije se të infektuarat janë 5 punonjëse femra, që nuk kanë lidhje familjare mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco