Situatë e rënduar në infektiv, Pipero: Mbi 20 të shtruar në një ditë

Situatë e rënduar në infektiv, Pipero: Mbi 20 të shtruar në një ditë

08:55, 21/06/2020
A+ Aa A-

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë thirrje që qytetarët të mbajnë maska, pasi virusi nuk është zhdukur. Ai është shprehur se është rënduar situata në spitalin Infektiv, ku janë 20 shtrime brenda 1 dite.

Pipero shkruan se është trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, duke iu referuar Malit të Zi dhe më trishtuese të dëgjosh se janë mbi 20 të sëmurë që shtrohen në një ditë në spital.

Ndaj ai lutet që qytetarët të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën.

Ndryshe, thotë ai do na ktheni shumë mbrapa në kohe, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën!

‘Maska dhe distanca! Vetëm kaq mjafton!

Kaq pak, për te përfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argëtim ne pandemi, dhe aspak izolim me botën qe po hapet çdo dite!

Na i hiqni kufijtë, duke i vënë kufi virusit, thjesht dhe vetëm me një maske dhe distancë!’, shkruan mjeku Pëllumb Pipero në një status të tij në Facebook.

‘Nuk dua t’ju zgjoj, por zgjohuni me një mesazh nga unë/dhe ne, të pa gjumit!

Është trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, është edhe më trishtuese të dëgjosh se sot, disa muaj mbas fillimit të epidemisë, në spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 të sëmurë, shumë më shumë se sa u shtruan në një ditë, në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë.

Dhe pse vallë?!

Mos virusi u zhduk! Mos vallë pandemia mbaroi! Mos vallë virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne çdo ditë, orë e minute!

Mos vallë shkenca zbuloi një vaksinë?!

Mos vallë ne mjekët kemi në dorë një medikament kundër këtij virusi ende vrasës?

JO

Virusi është ende midis nesh!

Ne ende nuk kemi një vaksinë!

Ne ende nuk kemi një ilaç ndaj tij!

Po si dhe me çfarë mund ta luftojmë?!

Vetëm me një armë!

Me distancë dhe me Maskë!

Ndaj sot, në fillim të kësaj dite të re, po ju lutem:

Ruani distancën dhe mbani maskën!

Ndryshe do na ktheni shume mbrapa në kohë, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën!

Ju lutem me dëgjoni SOT

Nesër është shumë vonë!’, shkruan ndër të tjera mjeku Pëllumb Piperi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Ardian Bejleraj21/06/2020 12:34

Pipero te jet i kujdeseshem me ato qe thote dhe ti lere gjeshtrat e injektuara nga D-Rama dhe te jete me ikoshient me publikun dhe mos te puthet shume me Fevziun

Shto koment

Denonco