Transporti publik nuk rinis/ ‘Mos e ‘vrisni’ autobusin, ja katër kërkesat tona’

Transporti publik nuk rinis/ ‘Mos e ‘vrisni’ autobusin, ja katër kërkesat tona’

12:35, 19/06/2020
A+ Aa A-

Shërbimi i transportit publik në vend nuk do të nisë deri në plotësimin e kërkesave që shoqatat kanë bërë ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Përfaqësues nga unioni i disa shoqatave të transportit në Shqipëri në një deklaratë për mediat sot thanë se presin që qeveria të ‘reflektojë në të kundërt ne nuk mund të vazhdojmë kështu, do mblidhemi me operatorët e do vendosim hapin e radhës’.

 ‘Jemi i pari kryeqytet pa një stacion treni, ju lutem mos e vrisni autobusin, mos e ktheni vendin e parë pa autobus.

Nëse financiarisht s’bëhet e mundur, pra s’plotësohen kërkesat, e pamundur që të rifillojmë shërbimin.

Rishikimin e protokollit të sigurisë, nëse s’bëhet i mundur operimi sipas çdo vend të botës, si në Evropë, në mënyrën si është bërë te ne s’është funksionale, s’duhet të jetë përgjegjësi e transportit publik sjellja e qytetarit në autobus.

Të na thërrasin, asnjë nga grupet tona të interesit s’është ulur në një tryezë, përballemi edhe me deklaratën e ministres së Infrastrukturës, që nuk qetëson situatën aspak, nuk ishit kërkesat tona të shoqatës ato që patë dje, ishin të punonjësve por ne i respektojmë,

Ne kërkojmë 4 pika, nëse s'i ka të qarta, mund të ulemi e t’ia sqarojmë më qartë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maloku19/06/2020 17:03

Jetojme sistemin kapitalist, te mundit e djerses. Jetojme ekonomine e tregut. Me vjen çudi. Ketyre shoqerve te urbaneve nuk u kane thene qe jetojme kete sistem. Perseri me fatorino te palare e ndarje parash zhvatur popullit do jemi. Nje qytetar shet cigare, nje tjeter qershi, njr tjeter biznesmen del ne pune çdo dite e punon me djersen e ballit. Pese leke e ne shpi. Po çfare duan keto urbane nga shteti. Flasin kot. Punen e tyre po bejne. Po pse furgonet nga rrethet, dhe ato punen e tyre ne sherbim po bejne. Zoti kryetar i badhkise mos i lut, po deshen te dalin ne pune, le te dalin. Asnje kompromis me to. Tregoju rregulloren e sherbimit si shtet. Veten e tyre oo demtojne. Populli ecen ne kembe me mire. Edhe pa korone autobuzet ishin gangrene. Si te duan.

t19/06/2020 13:14

Eshte kjo klase e ndyre politike qe pasojne njera tjetren dhe linja hekurudhore durres-tirane ka mbetur muze.

Shto koment

Denonco