Skandali/ 8 vjeçari rezulton debitor me energjinë elektrike

Skandali/ 8 vjeçari rezulton debitor me energjinë elektrike

22:51, 18/06/2020
A+ Aa A-

Qytetari Dëfrim Ndreu ka një problem me OSHEE-në. Në objektin e tij 3-katësh ka 4 sahate, nga të cilët 3 janë funksionalë dhe i katërti nuk është vënë në punë.

Që prej vitit 2009, ky sahat rezulton në emër të nipit të tij, i cili ka qenë 8 vjeç në kohën e lidhjes së kontratës e mbi të gjitha, rezulton debitor.

Kur shkuan të kërkonin shpjegim, u thirrën ekspertët dhe sahati u çua në laborator, ku u vërtetua se matësi nuk ishte përdorur.

Dëfrimi ka bërë ankesa, por nuk i është dhënë zgjidhje, ndërkohë debia ka shkuar në shumën mbi 2 milionë lekë të vjetra.

Denoncuesi: Quhem Dëfrim Ndreu. Banesa është 5 kat. Në 2017-ën kemi bërë kërkesë, për të lidh sahat në atë objekt. Sahatet nuk erdhën të vendosen në kohën, që ishte ai këtu. Pasi iku në Itali ai, nënshkruajti kontratën, që do lidhen sahate, për të paktën 3 kate. Kur kthehet nga Italia sheh, që aty ka 4 sahate. Kur ka bërë ankesën ka thënë, që pse janë 4 sahate, kur unë kam kërkuar 3. Kur kemi shkuar, për të bërë kërkesën atje, për të pa, se pse janë 4, ka rezultu, që sahati ishte në emër të Marjonit, nipi im, djali i vëllait. Ishte qesharake, sepse nipi im dhe djali i vëllait ishte vetëm 8 vjeç.

Gazetarja: Dhe figuronte me një kontratë sahati apo jo?

Denoncuesi: Kontratë sahati aty dhe faktikisht ne nuk e kishim vënë në punë, sepse nuk i kishim katet. Kur erdhi vëllai, gjeti dhe një faturë, që ishte në emër të Marjonit, pra i faturuar.

Gazetarja: Kur e keni kuptuar ju që faturohej ai sahat në emër të Marjonit?

Denoncuesi: Në 2008-ën, mos gaboj. Vëllai bëri kërkesë, për të ardhur, për të parë sahatin, sepse ata thoshin je debitor, vëllai i thoshte nuk jam debitor, sepse ky sahat nuk është vënë në punë.

Gazetarja: Sa ishte debitor?

Denoncuesi: Aktualisht është 2 milionë e 30 mijë lekë. (të vjetra)

Gazetarja: Tre sahatet e tjerë kanë qenë në emër të vëllait?

Denoncuesi: Pra, ata janë me kontratë të rregullt. Ata paguhen muaj për muaj. Erdhi grupi i eksperteve nga tre vetë, tre persona. E çuan në laborator dhe e sollën. Dokumentin, që na kanë dhënë ata, e kemi të paprekur. Ai sahat nuk është lidh kurrë, sepse nuk kemi patur, ku ta lidhim. Fjetëm mendjen, që tha ai nuk e bëjmë dot, sepse ne e kemi rezultu, që ky sahat është 0/0. U rregullu, u bë pjesa tjetër e objektit edhe deshëm të lidhim sahat. Na thanë: ju jeni debitor. Nuk ta kam për borxh- i thashë, të sillem lart e poshtë. Më sill ekspertin dhe hajde verifiko sahatin, prapë edhe një herë tjetër. Unë du, që të paktën kjo e drejtë të shkojë deri në fund, sepse u lodhëm, u lodhëm.

Ardi Kola, i marrëdhënieve publike në OSHEE, sqaron se atë kohë janë bërë shumë gabime me regjistrimet e kontratave me të dhëna të pasakta.

Ardi Kola: Nga viti 2015 dhe deri sot në vitin 2020 ne nuk kemi ndonjë ankesë në lidhje me këtë matës.

Gazetarja: Ndodh që të hapen kontrata me emra fëmijësh?

Ardi Kola: Qëkur nisi menaxhmenti i ri i kompanisë jemi përballur me situata të ngjashme me hapje kontratash me emra dhe të dhëna jo të sakta. Konkretisht unë nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në vitin 2008, mbi bazën e çfarë dokumentacioni është hapur kjo kontratë me emrin e një djali që në atë kohë ka qenë minoren. Siç duket kompania në atë kohë hapte kontrata mbi të dhëna rrethanore. Ne do të bëjmë saktësimin e të dhënave të atij matësi, duke i hequr kilovatët e vendosur që nuk janë korrektë dhe për ta pastruar dhe për të lënë vetëm tarifat e shërbimit dhe më tej të vazhdojë të marrë shërbimin që ai ka kërkuar tanimë në gusht të vitit 2019, për të cilën kërkon të hapë një kontratë të re.

Megjithatë me një skemë lehtësimi dhe me verifikimet që do të bëhen, zotërisë do t’i duhet të paguajë vetëm 40 mijë lekë të reja. /tvklan.al

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco