Aktori i ‘Portokallisë’ doli me Covid-19, ja çfarë thotë ai

Aktori i ‘Portokallisë’ doli me Covid-19, ja çfarë thotë ai

18:46, 18/06/2020
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj rezulton pozitiv me koronavirus. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Binaj shkruan se është asimptomatik dhe se gëzon shëndet të plotë.

Reagimi:

Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me Covid-19.

Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutinë, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetëizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të karantinës. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’ua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!

Më vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë, por s'kam ç’bëj…

Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?- i them, e mora në Gjermani, por km i ka origjinale të vetat!

Shëndet të gjithëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 18/06/2020 19:52

Shendet te kesh, lale

Shto koment

Denonco