Moti, si pritet të jetë të enjten dhe të premten në vendin tonë Ne sfond mali i Cikes dhe deti Jon ne te majte — nga Maja e Këndrevicës. Qershor 2020

Moti, si pritet të jetë të enjten dhe të premten në vendin tonë

07:11, 18/06/2020
A+ Aa A-
Kontinenti Europian vijon të jetë në ndikimin e masave ajrore të freskëta të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë mot pjesërisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E enjte, dt 18 qershor 2020

E enjte, dt 18 qershor 2020 moti do të jetë me kthjellime në bregdet dhe vranësira mesatare me reshje shiu dhe rrebeshe gjatë pasdites në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  11/24°C

Zonat e ulëta  14/28°C

Zonat bregdetare 17/27°C

E enjte, dt 18 qershor 2020

Kosova për ditën e Enjte dt 18 Qershor 2020 moti do të jetë me kthjellimei dhe vranësira të pasuara nga rreshje shiu lokale në formën e rrebesheve. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 25°C gradë Celcius.

E premte, dt 19 qershor 2020

E premte dt 19 qershor 2020 moti do të jetë me kthjellime në bregdet dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  11/26°C

Zonat e ulëta  14/31°C

Zonat bregdetare 17/28°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco