Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për të enjten

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për të enjten

23:28, 17/06/2020
A+ Aa A-

Tendenca e këtyre ditëve rreth situatës meteorologjike do të vijoj edhe për ditën e enjte.

Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Nga orët e mesditës deri në ato të pasdites përsëri reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive më tepër të përqendruara në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit.

Sa i përket temperaturave ato në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 9ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato bregdetare.

Ndërsa për vlerat e mesditës pritet rritje e lehtë nga 25ºC në relievet malore deri në 30ºC në ato të ulëta e bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco