Rrymat e freskëta atlantike sjellin mot të paqendrueshëm në Shqipëri e Kosovë Parkun Natyror Korab - Koritnik, qershor 2020

Rrymat e freskëta atlantike sjellin mot të paqendrueshëm në Shqipëri e Kosovë

07:37, 17/06/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit vijon të jetë në ndikimin e rrymave ajrore të freskëta Atlantike të cilat po ifluencojnë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E mërkurë, dt 17 qershor 2020

E mërkurë dt 17 qershor  2020 moti do të mbetet i paqëndreshëm me vranësira mesatare dhe reshje shiu me rrebeshe dhe stuhi lokale intensive.Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale deri në  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  13/22°C

Zonat e ulëta  14/27°C

Zonat bregdetare 17/24°C

E mërkurë dt 17 qershor 2020

Kosova për ditën e mërkurë dt 17 qershor 2020 moti do të jetë i vranët të pasuara nga rreshje shiu lokale në formën e rrebesheve. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 23°C gradë Celcius.

E enjte dt 18 qershor 2020

E enjte dt 18 qershor  2020 moti do të jetë me kthjellime në bregdet dhe vranësira mesatare me reshje shiu dhe rrebeshe gjatë pasdites në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  11/23°C

Zonat e ulëta  14/26°C

Zonat bregdetare 17/25°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco