Shtimi i rasteve me Covid-19/ Kalo: Kujdesuni për veten dhe të tjerët, kemi shumë udhë për të bërë

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Kalo: Kujdesuni për veten dhe të tjerët, kemi shumë udhë për të bërë

20:28, 16/06/2020
A+ Aa A-

Mjeku Tritan Kalo, në një shënim në profilin e tij në facebook, duke iu referuar situatës së fundit të Covid-19, duke e cilësuar si ‘Kohë kovidiane’, u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat, kjo për të mirën e të gjithëve.

Kohë kovidiane….Nuku është kurrë vonë për të bërë gjëra të dobishme…Fola dhe folëm….Dëgjova dhe dëgjuat….Zbatova këshillat e udhëzimet e profesionistëve që dëgjova e lëçita, e fatmirësisht edhe pse në grykën e zjarrit të Sars-Cov2/Covid-19 gëzoj shëndet të plotë e nuk jam prekur prej tij…

.Ju lutem që edhe ju të gjithë të zbatoni në të mirën tuaj, të fëmijëve, të prindërve, të të afërmve tuaj POR edhe të atyre që gjallërojnë përreth, vetëm e vetëm ato çka dëgjoni prej profesionistëve qofshin ata Infeksionistë, Epidemiologë, Virologë, Imunologë, Reanimatorë, Mjek të Familjes, Mjek të Shëndetit Publik, etj, etj….

Larg veshëve dhe veprimeve tuaja ato çka dëgjoni prej Gjillollogëve të çdo fushe përfshirë jo rrallë edhe ata/ato të mjeksisë….Nuku ka asgjë të pamundëshme në këtë virane botë ku ne jetojmë kur bëhen bashkë mirëbesimi, mirëkuptimi dhe bashkëveprimi mes jush e nesh, ruajtësve dhe përkujdesësve të shëndetit tuaj….Jeta e gjithkujt prej jush është e paçmimitë….Shqipëria jonë e ka të nevojëshme në çdo kohë kontributin e secilit prej jush…

Kemi ende shumë udhë për të bërë në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19, ndaj ju lutem si miku, vëllai e mjeku i juaj, që të përkujdeseni edhe më shumë e për çdo çast për veten tuaj....Ka dritë jeshile në fund të tynelit, por udha për të mbritur aty është ende e gjatë….Together forever!!!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco