FOTO/ PNUD, qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë sjellin 30 respiratorë për Infektivin

FOTO/ PNUD, qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë sjellin 30 respiratorë për Infektivin

15:34, 16/06/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mori në dorëzim të Martën ventilatorët e rinj të financuar nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD.

Makineritë e reja të cilat shpëtojnë jetë u prokuruan si pjesë e përpjekjeve kolektive për të luftuar pandeminë COVID-19 dhe për të rritur kapacitetet e sistemit të shëndetësisë në Shqipëri për të përballuar emergjencën.

Ventilatorët do i shtohen pajisjeve të blera më parë nga qeveria shqiptare, të cilët janë thelbësore në trajtimin e pacienteve në terapi intensive. Për më tepër, këto ventilatorë do vijojnë të jenë të nevojshëm dhe pasi të kalojë pandemia COVID-19, pasi ata përdorën për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga problemet e frymëmarrjes që shoqërojnë një sërë diagnozash.

Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl, Zëvëndës Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier, si dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

‘Vijojmë të forcojmë kapacitetet e sistemit shëndetësor publik në përgjigjen ndaj COVID-19 dhe kjo ndihmë e vyer e partnerëve tanë me keto pajisje jetëshpëtuese do të forcojë repartet e terapive intensive në vend,’ tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Image

‘Në përputhje me angazhimin e Zvicrës për një sektor më të fortë shëndetësor, ventilatorët e rinj shërbejnë për të rritur kapacitetet për të trajtuar jo vetëm pacientët me COVID-19, por edhe ata që trajtohen për komplikacione të tjera të frymëmarrjes,’ tha Zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës, Patrik Meier.

‘Jam shume i lumtur që jam këtu sot për të dorëzuar ventilatorët në Spitalin Nënë Tereza për të ndihmuar autoritetet shëndetësore të përballen me COVID-19 por edhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes. Ky është një problem global që ka nevojë për zgjidhje të përbashkëta midis vendeve. Norvegjia mbetet një mbështetëse krenare e përpjekjes kombëtare të Shqipërisë kundër pandemisë COVID-19 në një partneritet me Qeverinë Shqiptare, Zvicrën dhe UNDP,’ tha Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl.

‘Si pjesë e përpjekjeve kolektive të OKB për të ndihmuar qeverinë e Shqipërisë të sigurojë një reagim efektiv shëndetësor për të prekurit nga virusi, PNUD-I ka bashkëpunuar me ambasadën e Zvicrës dhe Norvegjisë për të blerë ventilatorët shtesë. Askush nuk është imun ndaj pandemisë COVID-19. Ndërsa ventilatorët do të forcojnë sistemin e shëndetësisë në Shqipëri për të përballuar më mirë kërcënimin nga pandemia, ne të gjithë kemi një përgjegjësi, si individë, të zbatojmë masat e rekomanduara dhe të mbështesin përpjekjet e qeverisë për të frenuar përhapjen e këtij virusi. Së bashku mund ta mposhtim këtë pandemi,’ tha Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

Qeveria Zvicerane ka dhuruar 330,000 Dollar, Qeveria Norvegjeze 3,000,000 Kruna Norvegjeze (afërsisht 300,000 Dollar) dhe PNUD 150,000 Dollar.

Nga momenti kur rasti i parë i COVID-19 u konfirmua në vend më datë 9 Mars, 1672 raste janë raportuar gjithsej dhe 37 njerëz kanë ndërruar jetë nga Coronavirus. Momentalisht, 571 raste janë aktive në vend – 50 persona janë në spital, prej të cilëve tetë janë nën kujdes intensiv dhe dy janë të intubuar. 

Në këtë kontekst, zotërimi i një numri të mjaftueshëm të respiratorëve për të trajtuar pacientët me COVID-19 mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë dhe një pikë mbështetjeje nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 16/06/2020 23:58

Po ai tenderi per respirarator ku shkoj apo u harrua dhe parate fluturuan.

Shto koment

Denonco