Turistja shpëton dhelpërushen e plagosur në Dhërmi dhe i shkruan përrallën

Turistja shpëton dhelpërushen e plagosur në Dhërmi dhe i shkruan përrallën

08:41, 16/06/2020
A+ Aa A-

Një turiste në Dhërmi, Jadranka,  ka gjetur të plagosur në rrugë të dielën, një këlysh dhelpre. Nuk e ka zgjatur fare, por e ka marrë atë në krah, e ka ushqyer me qumësht në dhomë dhe e ka vënë në shtratin e ngrohtë të qenushit të saj Lili.

Dhelpërushen e vogël e ka pagëzuar me emrin Malby, por si të mos mjaftonte me kaq, ka thurur bukur një përrallë për historinë e saj për të prekur të gjtihë për nevojën që kanë kafshët për dashuri, përkujdesje, mbrojtje.

Në fotografitë e Jadrankas paraqitet kafsha e plagosur me shënime të këtij lloji:

"Unë jam Malby, dhelpra bebe, mashkull.

Jadranka dhe Lili më gjetën mbrëmë vonë në mes të rrugës në Dhërmi ku kaluan shumë automjete. Unë kisha frikë, uri dhe etje, isha komplet e paralizuar. Nuk lëviza fare dhe

Jadranka mezi arriti të më japë pak qumësht dhe ujë. Isha më mirë këtë mëngjes, fillova të lëvizja ngadalë dhe hëngra mirë. Duket sikur dikush më ka goditur kështu që unë po çaloj pak në këmbën e djathtë. Nuk doja të shkoja në banjë, kështu që dola dhe shkova të shtrihesha në shtratin e qenushes Lili. Ajo u zemërua pak dhe më lehi, por më pas kuptoi se kisha nevojë për shumë pushim.

Dhe faleminderit Ornel Çuçi qe organizoi shpetimin tim dhe te OdIse ÇeloAliaj nga Agjencia Kombëtare e Zonave Mbrojtëse, që erdhën të më marrin të dielën dhe të kujdesen për mua në Parkun Kombëtar Llogara. Shpresoj të njoftoheni së shpejti kur të shërohem më mirë.

P.S. Ju pëlqen emri im Malby, që Jadranka ma dha?!"ar.sh/SYRI.NET

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco