Aeroporti i Rinasit njofton për fluturimet që do të kryhen sot

Aeroporti i Rinasit njofton për fluturimet që do të kryhen sot

08:07, 16/06/2020
A+ Aa A-

Aeroporti "Nënë Tereza" bëri të ditur se cilat fluturime janë konfirmuar për sot, 16 qershor 2020. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani janë:

Wizz Air – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim

Air Albania - Fluturimi për në Romë dhe kthim

Air Albania – Fluturimi për në Milano dhe kthim

Belavia Airline – Fluturimi për në Bjellorusi dhe kthim

TIA theksoi: "Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco