Protestë në Kamëz në mbrojtje të vajzave/ Mbi 200 slogane te publikuara online nga qytetaret brenda 1 ore

Protestë në Kamëz në mbrojtje të vajzave/ Mbi 200 slogane te publikuara online nga qytetaret brenda 1 ore

09:10, 12/06/2020
A+ Aa A-

Me parulla të ndryshme në duar që i bëjnë thirrje denoncimit të dhunës seksuale ndaj vajzave, qytetarë të Kamzës i janë bashkuar nismës së rrjetit POP të 9 organizatave të shoqërisë civile për të protestuar në mënyrë alternative për shkak të pamundësisë së organizimit të një tubimi të mirëfilltë diktuar nga situata e emergjencës shëndetësore COVID-19 në vendin tonë.

Pavarësisht se policia nuk u dha leje organizatorëve, gjatë kësaj të enjte, protesta gjeti formën e saj të shprehjes online ku me dhjetëra qytetarë iu bashkuan kësaj kauze duke postuar në eventin e krijuar nga rrjeti POP foto me mesazhe të ndryshme sensibilizuese për të ngritur zërin dhe për të mos fshehur çdo rast të dhunës seksuale që evidentohet në shkollë, në lagje apo edhe në qytet.

Përgjatë një orë, shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjes së rrjetit POP duke vlerësuar si të rëndësishme ruajtjen e vigjilencës së komunitetit ndaj çdo forme dhune apo ngacmimi kundrejt vajzave, për të mos pritur që krimi i rradhës të ndodh për të reaguar.

Me hashtagun #Kamez postuan në eventin e krijuar në rrjetet sociale edhe shumë qytetarë të tjerë nga bashkitë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Pukës e Pogradecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco