Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Provimi i Letërsisë/ Prindërit i ankohen Shahinit: Fëmijët të traumatizuar, teza jo sipas udhëzimeve të ministrisë

Provimi i Letërsisë/ Prindërit i ankohen Shahinit: Fëmijët të traumatizuar, teza jo sipas udhëzimeve të ministrisë

20:14, 11/06/2020
A+ Aa A-

Sot maturantët në mbarë vendin kanë zhvilluar provimin e Letërsisë për Maturën Shtetërore.

Në lidhje me këtë provim, ka edhe ankesa, kryesisht nga ana e prindërve. Pikërisht, prindërit janë ankuar tek ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Një ankesë kanë ngritur Bordi i Prindërve të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Ata shprehen se provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga MASR.

“Provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga ana e MASR. Fëmijët dolën të traumatizuar dhe të zhgënjyer. Fëmijët në provim kanë dalë shumë keq. U hodhën poshtë 3 vite sakrificë të shkollës”, thanë prindërit.

Po ashtu, prindërit janë shprehur se kërkojnë reagim të shpejtë nga Ministria e Arsimit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco