Provimi i dytë i Maturës Shtetërore, Policia e Shtetit 550 efektivë në mbarëvajtje të procesit

Provimi i dytë i Maturës Shtetërore, Policia e Shtetit 550 efektivë në mbarëvajtje të procesit

19:59, 11/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka kryer ditën e sotme mbarëvajtjen e provimit të dytë të maturës shtetërore, ku në këtë process u angazhuan 550 efektivë.

Policia e Shtetit

Përfundoi me sukses provimi i dytë i maturës shtetërore, për sa i përket masave të marra nga ana e Policisë, ku u angazhuan 550 punonjës policie për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të Maturës Shtetërore 2020.

Në rreth 486 shkolla, në të gjithë vendin, sot u zhvillua provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2020 dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së provimit, Policia e Shtetit mori një sërë masash për shoqërimin dhe ruajtjen e bazës materiale, garantimin e rendit dhe sigurisë në shkolla gjatë zhvillimit të provimit, si dhe shoqërimin e bazës materiale me automjete dhe punonjës policie për në QSHA.

Drejtoria e Rendit Publik  monitoroi zbatimin e masave deri në përfundim të procesit.

Edhe një herë Policia e Shtetit i uron maturantëve në të gjithë vendin, suksese në provimet e radhës të Maturës Shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco