Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për orët në vazhdim

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për orët në vazhdim

16:01, 11/06/2020
A+ Aa A-

Vendi sërish u përfshi nga moti i paqëndrueshëm me reshje shiu të cilat lokalisht morën karakter shtrëngatash me rrufe e breshër.

Ditën e premte moti nis me kthjellime e vranësira. Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim.

Në orët e nxehta të ditës përgjatë maleve shtrëngata të izoluara, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9º deri 22ºC

zonat e ulëta 12º deri 28ºC

zonat bregdetare 14 º deri 27ºC

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco