Rrufeja godet nënstacionin elektrik, mijëra banorë pa energji

Rrufeja godet nënstacionin elektrik, mijëra banorë pa energji

22:47, 10/06/2020
A+ Aa A-

Nënstacioni elektrik në Memaliaj është goditur nga rrufeja ndërsa banorët e qytetit si dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa energji elektrike.

Nuk ka informacione nëse po punohet për rregullimin e dëmit të shkaktuar ndërkohë që në këtë zonë jetojnë mijëra banorë.

Dita e sotme është shoqëruar me reshje lokale por të furishme ku më shumë dëme ka sjellë në qytetin e Beratit, Librazhdit dhe Elbasanit, ndërsa ujërat  e dala nga kanalet dhe që formoheshin rrugëve u futën edhe nëpër biznese si lokale apo dyqane dhe banesa private.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco