VIDEO/ Përmbytet Berati

VIDEO/ Përmbytet Berati

16:42, 10/06/2020
A+ Aa A-

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi që ka përfshirë orët e pasdites qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në çdo aks rruge në qytet dhe në shumë lagje.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar si rrugët kryesore ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit, duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Reshjet intensive të shiut që vijojnë ende pa ndërprerje,kanë vërshuar në disa nga rrugët kryesore të qytetit që janë ende nën pushtetin e ujit, ku vështirë mund të qarkullohet.

Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: ‘Spital-Uznovë’,’Kthesa e Gjykatës’,’Stadiumi i Vjetër’, ‘Axhensi’ etj,ku duket qartë që uji që ka vërshuar në rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret. Thuajse të gjitha rrugët e qytetit prej rreth 1-ore janë në pushtetin e ujit, ashtu si dhe shumë lagje të qytetit, ku është e pamundur të hysh në këmbë.

Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë mendohet të jetë bllokimi i tubacioneve të ujërave të larta, të cilat bëjnë që i gjithë uji të vërshojë në çdo rrugë e lagje të qytetit.

Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Beratit,të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave, në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco