Përgjigjet e Lotarisë amerikane/ Sqarimi i ambasadës: Të përzgjedhurit të nxitojnë! Plotësoni...

Përgjigjet e Lotarisë amerikane/ Sqarimi i ambasadës: Të përzgjedhurit të nxitojnë! Plotësoni...

18:54, 08/06/2020
A+ Aa A-

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar dhe njoftimin zyrtar për llotarinë e këtij viti duke dhënë detaje mbi procedurat.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada sqaron se për të kontrolluar statusin duhet të hyni në faqen zyrtare të internetit.

Më tej, sqarohet se ata që janë përzgjedhur duhet të plotësojnë formularin për vizë DS-260.

Postimi i ambasadës në Facebook:

Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t'ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco