Nisin provimet e maturës: Sot gjuha e huaj, nxënësit me maska dhe në largësi 2 metra

Nisin provimet e maturës: Sot gjuha e huaj, nxënësit me maska dhe në largësi 2 metra

10:21, 08/06/2020
A+ Aa A-

Plot 31 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj të maturës shtetërore. Për herë të pare, ky provimi do të zhvillohet në kushte të një pandemie.

Provimi do të zgjasë 2 orë dhe do të zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara shëndetësore. Maturantët do të ulen në distancë deri në 2 metër nga njëri tjetri, në klasa jo me më shumë se 15 nxënës, që të sigurojnë distancimin e nevojshëm.Të gjithë personat që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit, do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Testi do të përmbajë vetëm pyetje me aletrnativa dhe korrigjimi do të bëhet në mënyrë elektronike. Specialistët këshillojnë maturantët që të mos e dëmtojnë fletën e provimit, pasi nuk dublohet dhe duhet ta plotësojnë si duhet.

Më datë 11 qershor, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më 15 qershor provimin e Matematikës dhe më datë 18 provimin e lëndës me zgjedhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco