VIDEO/ Perla e Mesdheut-Bougainville Bay Resort & Spa

VIDEO/ Perla e Mesdheut-Bougainville Bay Resort & Spa

16:14, 05/06/2020

Bougainville Bay Resort & Spa është kompleksi turistik më i veçantë në bregdetin e mrekullueshëm Jon në qytetin e Sarandës, në një nga gjiret më mahnitëse të Rivierës Shqiptare.

Brenda kompleksit turistik Bougainville Bay Resort & Spa ofron për pushuesit akomodim tejet të rehatshëm në dhoma hoteli me peizazh mahnitës dhe pamje spektakolare, ashtu edhe në apartamente të përshtatshme për të gjithë familjen.

Turistët dhe pushuesit gjejnë brenda resortit shërbime të shumta për çdo moshë, dashuri për artin e trupëzuar në vepra artistike në çdo metër katror, bimësi e respekt për natyrën - mbi një mijë lule bukenvile-anekënd resortit, kopshte dhe hapësira të gjelbra, aktivitete ujore, evente artistike dhe argëtim për çdo grupmoshë, ushqime të larmishme në restorantet më cilësore, pishina të shumëllojshme verore dhe dimërore, 4 pishina me ujë deti dhe pishina horizont - infinity pool - më e bukur në Sarandë...

Bougainville Bay Resort & Spa ka kapacitet mikpritës për të akomoduar rreth 400 persona, në 123 dhoma hoteli me karakteristika të ndryshme dhe 35 apartamente të disa tipologjive.

Bougainville Bay Resort & Spa është një Galeri Arti e mirëfilltë në çdo hap, projektuar si e tillë që në gjenezë, që paraqet për pushuesit e shumtë dhe turistët nga e gjithë bota një koncept të lakmueshëm të jetës rezidenciale dhe pushimeve në një kompleks turistik gjithëpërfshirës në Shqipëri. Çdo element në pjesën e brendshme dhe të jashtme - interior dhe eksterior - të rezidencës është një vepër arti: holli, korridoret, dhomat, shkallarët, çdo rrugicë, pishinat e shumëllojshme, baret e restorantet, qendra spa dhe zona e plazhit.

Zhvendosja nga holli i recepsionit drejt dhomave të hotelit përbën një përjetim të paharrueshëm, pasi ndodh brenda një galerie arti mahnitëse, ku pushuesit shprehin emocione dhe mbresa fantastike, duke soditur stilin dhe dizajnin e pashoq.

Bougainville Bay Resort & Spa është pagëzuar nga lulja karakteristike e bukenviles. Janë mbi 1 mijë rrënjë lule-bukenvile që lulëzojnë në të gjithë perimetrin e rezidencës përhkrah pemëve frutore të shumta - limona, mandarina, portokalle - dhe bimësisë dekorative që veprojnë bashkërisht si ripërtëritës të energjive dhe qetësues nga lodhja e rutinës përditshme.

Bougainville Bay Resort & Spa, njohur ndryshe si “Gjiri i Bukenvileve” cilësohet nga pushues dhe turistë të shumtë - vendas dhe të huaj - si “Parajsa e Mesdheut”, ku ata “arratisen” çdo vit për të kaluar pushime të paharrueshme, që i arkivojnë gjatë në kujtesë dhe i ndajnë krenarisht me miqtë dhe të afërmit.

Rezervime dhe Informacion:

Website: www.bougainvillebay.com

E-mail: reservation@atdg.al

Telefon: +355684056565

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

222222206/06/2020 15:54

Mund te me thoni kush eshte pronari i ketij resorti? Thjesht nje kriminel, nje hajdut, nje i korruptuar, nje politikan , nj....... , nje ......etj, etj.

Shto koment

Denonco