5 Qershori, dita për mjedisin, koha për natyrën

5 Qershori, dita për mjedisin, koha për natyrën

10:44, 05/06/2020

5 Qershor - Dita Botërore e Mjedisit!

Më 5 qershor të vitit 1972, OKB-ja zhvilloi në Stokholm të Suedisë konferencën e parë të mjedisit ku u miratuan "Manifesti i Mjedisit të Njerëzimit" dhe "Plani i Veprimeve". Sipas propozimeve të konferencës së Stokholmit, në tetor të vitit 1972, Asambleja e 27-të e Përgjithshme e OKB-së vendosi të krijojë "Programin e Mjedisit të OKB-së" dhe e caktoi zyrtarisht 5 qershorin si "Ditën Botërore të Mjedisit".

Sipas INCA, qysh nga viti 1974, Programi i Mjedisit i OKB-së cakton çdo vit një temë për Ditën Botërore të Mjedisit duke zhvilluar aktivitete përkatëse propaganduese për të forcuar ndërgjegjen e njerëzve për mbrojtjen e mjedisit dhe të ambjenteve ku jetojnë.

Dita Botërore e Mjedisit, që përkujtohet më datën 5 Qershor të çdo viti, është një mundësi që njerëzit në të gjithë botën të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit, si në nivel lokal ashtu dhe global. Ka shumë çështje ndërkombëtare të mjedisit që kanë nevojë për vëmendje urgjente, të tilla si Ndryshimi Klimatik, Biodiversiteti, Siguria Mjedisore, të cilat ndikojnë në shëndetin e planetit tonë, banorëve, florës dhe faunës së tij.

Tema e Ditës Botërore të mjedisit për vitin 2020 është "Koha për natyrën" dhe do të mbahet në Kolumbi në partneritet me Gjermaninë. Kolumbia është një nga vendet më të mëdha në botë që përmban afro 10% të biodiversitetit të planetit. Meqenëse është pjesë e xhunglës së Amazonës, Kolumbia renditet e para në larminë e specieve të shpendëve dhe orkideve dhe e dyta në bimë, flutura, peshq në ujë të ëmbël dhe amfibë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco