Parashikimi/ Ja si do të ndryshojë moti të premten

Parashikimi/ Ja si do të ndryshojë moti të premten

23:50, 04/06/2020

Dielli sërish do ti lerë vendin vranësirave.

Kështu e premtja do të jetë një ditë që do të nisë me kthjellime, por gradualisht vranësirat do të vijnë në shtim.

Në mbrëmje do të mbizotërojë moti i vranët. Reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit në intensitet të ulët prej orëve të mesditës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në mbrëmje dhe në mesnatë, reshjet në pjesën bregdetare dhe perëndimore do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era e vrullshme jugore do të mbizotërojë gjatë ditës, por në mbrëmje do të fryjë nga verilindja. Valëzimi i ndihmuar nga era i forcës 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10º deri 23ºC

zonat e ulëta 12º deri 26ºC

zonat bregdetare 14 º deri 27ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco