Përdhunimi i 15-vjeçares/ Protestë në Tiranë dhe Durrës: Vdekje pedofilëve

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Protestë në Tiranë dhe Durrës: Vdekje pedofilëve

16:46, 04/06/2020

Në sheshin ‘Nënë Tereza’ është duke u zhvilluar protesta që ishte paralajmëruar pas përdhunimit të 15-vjeçares, nga roja i shkollës në Babrru dhe disa djem të rinj.

Pas fjalimeve të rastit aty, protestuesit do të marshojnë drejtë Kuvendit ‘për të treguar mesazhet e tyre përmes pankartave’.

Ndërkohë paralelisht me Tiranën, protestë ka patur edhe në Durrës.

Ngjarja:

Roja i shkollës, Abaz Dogu, i cili paguhej për të garantuar sigurinë e nxënësve, e ka ngacmuar seksualisht vajzën për një vit, duke i thënë se ia dinte historinë.

Vajza është në gjendje të rëndë psikike pas gjithë traumave që ka kaluar.

Përveç 65 vjeçarit, në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, kryesisht të rinj të cilët nëpërmjet shantazhit me video kishin arritur të kryenin marrëdhënie me vajzën.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi, vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec.

Aparatet celulare të 65-vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco