Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri dhe në Kosovë Belshi, qershor 2020

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri dhe në Kosovë

07:33, 04/06/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e pozicionuar në Evropën qëndrore e cila do të sjellë reshje mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E enjte, dt 4 qershor 2020

Sot moti do të jetë me diell në zonën perëndimore dhe vranësira në relievet malorë të pasuara nga rreshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  12/22°C

Zonat e ulëta  10/27°C

Zonat bregdetare 14/24°C

Kosova

Kosova për ditën e enjte dt 4 qershor 2020 moti do të jetë me vranësira rreshje shiu lokale në mesditë. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 22°C gradë Celcius.

E premte, dt 5 qershor 2020

Nesër moti do të jetë  vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me intesitet mesatar në të gjithë vendin.Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në  10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-2,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  10/20°C

Zonat e ulëta  12/25°C

Zonat bregdetare 14/23°C

RTSH/Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco