E shtunë, kthjellime, vranësira dhe shira të dobët Curraj i epërm, Tropojë, maj 2020

E shtunë, kthjellime, vranësira dhe shira të dobët

07:13, 30/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesdtës të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra, njofton SHMU.

Era nga veriperëndimi 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s

Ditën e diel mot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit me intensitet te ulet përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën veriore.

Prej orëve të mesditës reshjet e shiut të herëpashershme shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë relieveve kodrinore-malore reshje në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era nga veriperëndimi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco