Është për të vënë duart në kokë/ Mjeku shpjegon përse në QSUT u infektuan 25 bluza të bardha

Është për të vënë duart në kokë/ Mjeku shpjegon përse në QSUT u infektuan 25 bluza të bardha

19:26, 28/05/2020
A+ Aa A-

Përse shpértheu kóronavirusi në QSUT, mjeku Petrit Vargu jep detajet: Është për të vënë duart në kokë

Një shpërthim rastesh me koronavirus ka patur në QSUT, ku deri tani janë konfirmuar 25 të prekur, staf mjekësor dhe pacientë të infektuar. Mjeku Petrit Vargu ka zbuluar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës përse ndodhi një gjë e tillë duke theksuar se është për të vënë duart në kokë.

“Në QSUT, mjekët shëtisin pa maska. Kjo është për të vënë duart në kokë. Në spitale jo vetëm që duhet të vënë maska, por edhe kalueshmëria duhet të hyjnë nga njëra anë e të dalin nga tjetra që të mos përplasen mjekët”, tha Vargu.

Mjeku foli ashpër ndaj Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke e cilësuar “zysha e kimisë” e duke theksuar se punojnë pa projeksione, ndryshe nga vendet fqinje.

“Askush nuk e mendonte që ne do ishim me datën 28 maj me 25 raste. Dhe ne duhet të shkonim sipas projeksionit që do të na jepnin. Italianët e dinin shumë mirë kur do të thyhej sëmundja dhe e dinë kur do të kenë rastin zero që e kanë deklaruar, me 28 qershor.

Ne kemi punuar pa projeksione, kemi punuar, hajde kush të shtojë llafe, çfarë mendon ti. Dilte ministrja ose më saktë zysha e kimisë e thoshte si një gjetje të sajën, mos të harrojmë që javës tjetër, isha edhe unë ajo pjesë për koeficientët e korrelacionit që duhet të ishin 3-4 dhe thonin që kishte zbritur 0.8- 0.6. se me çfarë i maste ministrja, një Zot e di. Po kur kemi 0.8-0.6 përse kemi 25 raste kur këto gjëra kanë ndodhur në mes të QSUT.

Imagjino çfarë mund të ndodhë në Shkodër e Sarandë, kush e kontrollon këtë situatë. Shqipëria nuk është vend me 600 milionë banorë që të mos e përballosh”, tha Vargu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco