U bë popullor gjatë pandemisë/ Pëllumb Pipero merr titullin 'Qytetar Nderi'

U bë popullor gjatë pandemisë/ Pëllumb Pipero merr titullin 'Qytetar Nderi'

17:18, 28/05/2020
A+ Aa A-

Bashkia e Skraparit ka shpallur “Qytetar Nderi” mjekun infeksionist Pëllumb Pipero, i cili u bë shumë popullor gjatë Koronavirusit.

Titulli i dhënë për mjekun ka patur miratimin e Këshillit Bashkiak dhe propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Adriatik Mema.

“Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në motivacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco