Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Në Shqipëri mund të shijoni pushime si në resortet më elitare në botë

Në Shqipëri mund të shijoni pushime si në resortet më elitare në botë

09:34, 28/05/2020
A+ Aa A-

Javët që kaluam duken që po shterojnë dhe përditshmëria e normaliteti po kthehen gjithnjë e më tepër në ritmin e tyre të mëparshëm. Ekonomia dhe në veçanti sektori i turizmit pësuan një goditje të rëndë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Këtë situatë e bën edhe më të tensionuar, afrimi i stinës së verës, ku kufijtë ende të paprekshëm kanë bërë që paketat turistike të operatorëve të huaj të këtij tregu, të vijojnë të jenë të ngrira.

Për shumë njerëz që shpesh zgjedhin të pushojnë në vende të tjera, jashtë Shqipërisë, kjo verë duket që do  t’i nxisë të  kërkojnë alternativa të tjera brenda vendit.

Shqipëria këtë vit më shumë se kurrë do ofrojë parajsën e saj, plazhet me bukuri të rralla, peizazhet malore siç përshkruhen në përralla, kulinarinë e pasur, atraksionet historike e kulturore.

Por krahas bukurisë natyrore të ofruar me   bollëk, investimet e bëra së fundmi në turizëm  duket se garantojnë standarde të larta të krahasuara denjësisht me resortet më në zë në mbarë botën dhe premtojnë pushime fantastike elitare. Koleksionit të bukurive që ofron Riviera Shqiptare i është shtuar së fundmi Green Coast, i cili shkrihet përsosmërisht me natyrën. Me një vendndodhje strategjike pranë qytetit të Vlorës e më konkretisht pranë parkut kombëtar të Llogorasë, rrethuar nga shumë atraksione të mrekullueshme natyrore, me arkitekturë   minimaliste  bashkëkohore dhe shumëllojshmëri   vilash, të cilat shijojnë pamjen magjike të detit Jon e hapësira të shumta të gjelbëruara, Green   Coast Resort and Residences premton të jetë padiskutim destinacioni ideal i kësaj vere.

Shërbimet e një niveli të lartë dhe lehtësirat e   ndryshme të ofruara në shëtitoren Green Coast,   ku përfshihen bare, beach bare, restorante, fast

food, supermarket, tabaco shop, qendra SPA, një qendër e mirë!lltë sportive, e cila ofron shumëllojshmëri sportesh, garantojnë pushime të paharruara për të gjithë.

Është fakt tashmë që Green Coast falë programeve dhe produkteve inovatore që vazhdimisht ka prezantuar për tregun shqiptar, ka arritur të implementojë suksesshëm praktikat më të mira botërore e në këtë mënyrë të garantojë standardin e munguar deri tani në turizmin shqiptar. Falë këtyre programeve Green Coast tashmë është më i prekshëm për shumë turistë, që kërkojnë të  pushojnë  pranë natyrës, qetësisë, komoditetit dhe luksit që i kërkojnë nëpër resorte elitare jashtë kufjve tanë.

Një shumëllojshmëri shërbimesh të ofruara, si   paketa shërbimesh për residentët, transporti me   buggies, kënd lojërash për fëmijë, parkimet e siguruara, shërbimi i sigurisë 24 orë etj, të   bëjnë të mendosh se është projektuar gjithçka në  detaj për çdo grupmoshë, që çdo çast të  përcjellë emocion dhe të lërë mbresa të veçanta.

Dita fillon me muzikën  e bukur të valëve të   detit dhe pamjen e mrekullueshme të natyrës që mund ta shijosh nga çdo verandë apo ballkon të çdo vile në resort dhe përfundon me një perëndim magjik që nuk mund ta lësh pa fotografuar dhe ta memorizosh gjatë në kujtesë.

Kushdo, që e ka prekur Green Coast nga afër, e kupton më së miri çfarë duam të themi nëse e quajmë atë një produkt “dashurie”, që përçon një energji pozitive dhe emocione të mrekullueshme.

Green  Coast  një destinacion  i magjishëm  në Rivierë,  na  nxit  dhe fton  të eksplorojmë Shqipërinë tonë e të zbulojmë thesaret e vërteta të saj.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco