Pipero: Infermierja që infektoi QSUT-në nuk u karantinua edhe pse ja kërkuam

Pipero: Infermierja që infektoi QSUT-në nuk u karantinua edhe pse ja kërkuam

22:25, 27/05/2020
A+ Aa A-

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka folur rreth rasteve të shtuara me covid-19 gjatë dy ditëve të fundit.

Pipero ka folur në emisionin ‘Open’ edhe për rastin e një infermiereje që ka infektuar 13 persona të tjerë në një spital në Tiranë.

Sipas Piperos e infektuara në fjalë nuk dihet se ku e ka marrë Covid-19, ndërsa shton se pavarësisht se i është këshilluar që të izolohet para se të dalë me koronavirus, personi në fjalë ka hezituar dhe ka shmangur këshillimin.

‘I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të covid-it.

Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbas vigjilencën.’ tha mjeku Pipero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco