As në shkollë, as në punë: Të rinjtë shqiptarë, më 'të paarsimuarit' dhe 'përtacët'

As në shkollë, as në punë: Të rinjtë shqiptarë, më 'të paarsimuarit' dhe 'përtacët'

07:42, 27/05/2020
A+ Aa A-

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë.

INSTAT raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit ishin 33%  e të rinjve në këtë gjendje.

Në vendet e tjera të Rajonit dhe BE kjo përqindje është shumë më e ulët.

Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 ishin vetëm 18 për qind e të rinjve nuk ishin as në punë as në shkollë. Kategoria e të rinjve “dembelë” ka pësuar rënie të dukshme gjatë dy viteve të shkuara në Maqedoni, pasi në vitin 2017 Maqedonia kishte 25% të rinjve as në punë dhe as në shkollë.

Në Malin e Zi përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk person është 17%, ndërsa në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.

Situata e tregut të punës së të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.

Pjesëmarrja e forcës punëtore të të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte e ulët në raport me standardet evropiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit.

Në vitin 2018, shkalla e punësimit arriti afër 20 për qind për njerëzit e moshës 15-24 vjeç krahasuar me 35 për qind në BE. Shkalla e punësimit ishte veçanërisht e ulët për vajzat e reja në krahasim me djemtë.

Edhe ato të rinj në punësim më shumti janë me kontrata të përkohshme. 1 në 4 persona të rinj të punësuar është me kontratë të përkohshme.

Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I debuar nga Shqipria i punsur n Gjermani 28/05/2020 20:22

Pershendetje! Nuk ndaj te njejtin mendimin me ju qe sillni shifra mbi dembelizmin e te rinjve ne Shqiperi....! Te rinjte shqiptare jane heroj... Pasi perballen me njemije peripecira dhe luftojte nga te gjitha anet per mbijetese... Shembu: ???????? sistemi shkollor gjerman, i kanalizon te rinjte sipas prirjeve qe ne vegjeli... Dhe ju them. me bindje qe nuk jane te ren nga qielli dhe nuk besoj qe jane me te zgjuar nga "ne".. Por te kanalizuar nga politikat arsimore qe qeveria edhe qeverit qe kan bere politika te atilla dhe investime ne te miren e popullit dhe me nje prespektive te mire planifikuar. ???????? Ne Shqiperi... Ka te pakten 30 vite qe ministrit e arsimit dhe "pseudo shkences" jepen si dhurata per qoka midis partive qe bejne kualocion per qeverisje... Nuk kanalizohet askush nga nxenesit ne baze te prirjeve... Çohen te gjithe tek dera e Universitetit ... si mundesia e vetme per mbijetese... Askush nuk keshillon te rinjte apo femijet dhe prinderit sic behet ne Gjermani, se ciles fushe punesimi i takon ky femoje ne baze te prirjeve... Askush nuk keshillon adoleshentet qe mos te hyjne ne dege Universiteti te cilat nuk jan per te... Askush nuk kujdeset qe femijet te mireshkollohen e jo te diplomohen pa marre vesh gje... NE SHQIPERI TE RINJTE I SHOHIN SI "ZARA" APO POTENCIALE PER VOTA... Qe me pase ti lidhin hunden pas partise... duke terhequr pas edhe familien po per numer votash. ? Mjerimin dhe pertacine e te rinjve edhe gjithe popullit shqiptare Zoti ua kthefte ne familiet e tyre, çdo politikani apo drejtori apo edhe mesuesi qofte... qe E beri punen siç e donte partia edhe interesi... Dhe jo mire edukimi! Mbeçi me shendet!

Shto koment

Denonco