Shira sot, edhe në bregdet

Shira sot, edhe në bregdet

07:08, 27/05/2020
A+ Aa A-

Ashtu sikundër pritej paqendrueshmëria ka përfshirë vendin. Ditën e mërkurë moti sërish parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë dhe pasdite.

Në mbrëmje më tepër kthjellime. Reshjet e shiut, do të bëhen të pranishme gati në të gjithë vendin përjashtuar bregdetin. Përkohësisht, reshjet do të marrin formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike të izoluara dhe breshër.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare. Në momentet me reshje dhe përgjatë bregdetit erë e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri 6 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 6º deri 18ºC
zonat e ulëta 9º deri 27ºC
zonat bregdetare 12 º deri 27ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco