Komuniteti Mysliman Shqiptar: Namazi i Fitër Bajramit do të falet nëpër xhami

Komuniteti Mysliman Shqiptar: Namazi i Fitër Bajramit do të falet nëpër xhami

09:41, 23/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka udhëzuar myftinitë në të gjithë vendin që namazin e Fitër Bajramit ta falin nër xhami, duke respektuar protokollin e masave për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

Në njoftimin e KMSH thuhet si më poshtë:

Image

Edhe Myftinia e Shkodrës  në veçanti i njoftuar besimtarët se si do të jetë programi i Fiter Bajramit në Shkodër. Sipas njoftimit:

Dita e diel, më 24.5.2020, është dita e parë e Fitër Bajramit.

Ceremonia e Fitër Bajramit do të zhvillohet nëpër xhamia, duke filluar nga ora: 5.30, ndërsa falja e namazit të Fitër Bajramit bëhet në orën: 6.00.

Ceremonia e pritjes tradicionale të vizitorëve zhvillohet në xhaminë e Parrucës, nga ora: 9-10.30.

Sadekatul-Fitri dhe fidja për këtë vit janë 300 lekë të reja për person.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco