Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Në pritje për vizën amerikane? Të rejat e fundit nga Departamenti i Shtetit

Në pritje për vizën amerikane? Të rejat e fundit nga Departamenti i Shtetit

08:13, 23/05/2020
A+ Aa A-

Avokati amerikan Kieran Both u ka dhënë përgjigje, pyetjeve të emigrantëve shqiptarë që janë pritje të vizës amerikane, mbetur pa përgjigje prej mbylljeve të pandemisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri — Informacion lidhur me Covid-19-ën:  Në përgjigje të sfidave serioze mbarëbotërore që lidhen me pandeminë e koronavirusit, Departamenti i Shtetit ka pezulluar përkohësisht shërbimet rutinë të dhënies së vizave në të gjithë ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së.

Që prej 20 marsit, 2020 ambasadat dhe konsullatat i kanë anulluar të gjitha takimet rutinë për viza emigruese dhe jo-emigruese. Gjatë kësaj periudhe, ambasada do të marrë në konsideratë vetëm kërkesat për takime për viza jo-emigruese urgjente dhe për arsye humanitare. Për të bërë kërkesë për takim për vizë jo-emigruese (NIV), urgjente ju lutemi të futeni në llogarinë tuaj në: https://ais.usvisa-info.com/en-al/niv

Keni patur probleme kur keni kontaktuar Qendrën Kombëtare të Vizave?

Gjithnjë e më frustruese është bërë situata për shumë aplikantë dhe peticionerë që përmes kërkesave me shkrim kanë dashur të informohen lidhur me ecurinë e çështjeve të tyre të emigracionit. Më 1 qershor, 2020, Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) nuk do të pranojë dhe as nuk do t’i përgjigjet më këtyre lloj kërkesave përmes postës.

NVC-ja ka bërë të ditur që ka modernizuar mënyrën e shqyrtimeve paraprake të aplikimeve për viza, duke mundësuar një riorganizim më efikas dhe të shpejtë të shërbimeve të palëve në një çështje si dhe ambasadave dhe konsullatave të SHBA-së.

Eliminimi i korrespondencës me letër është hapi tjetër në kuadrin e këtij modernizimi. Ky ndryshim do t’i mundësojë NVC-së një thjeshtëzim të mëtejshëm efikas të punës si dhe mundësinë për t’u ofruar shërbime më të mira të gjithë palëve të përfshira në proçes. 

Çdo korrespondencë përmes postës që nuk është kërkuar prej NVC-së dhe që mban datën 1 qershor, 2020 ose datat në vijim nuk do të marrë përgjigje dhe do të asgjësohet.

Të gjithë pyetjet tuaja lidhur me çështjet përkatëse duhet t’i paraqisni nëpërmjet formularit përkatës Public Inquiry Form në faqen e internetit https://nvc.state.gov/inquiry.

Gjithashtu, për instruksione më të detajuara lidhur me ecurinë e çështjes suaj si dhe për të lexuar përgjigjet përkatëse të pyetjeve të ndryshme që janë bërë më shpesh, mund të vizitoni faqen e internetit https://nvc.state.gov. Në rast se nuk gjeni përgjigje për pyetjen tuaj konkrete, ju këshillojmë të përdorni po formularin Public Inquiry Form, në faqen:  https://nvc.state.gov ose https://ceac.state.gov.  Mos bëni hetime të mëtejshme për ecurinë e çështjes nëse kjo e fundit është brenda këtyre afateve.

Mund t’i dërgoni letër me postë NVC-së vetëm në ato raste kur NVC-ja përmes një e-mail-i, telefonate apo letre, ju ka instruktuar në mënyrë të qartë për ta bërë diçka të tillë . Në shumicën e rasteve, një kërkesë e tillë për dokumentacion bëhet për ato çështje që nuk po trajtohen në formë elektronike. 

Nëse është e nevojshme, për rastin tuaj, NVC-ja do t’ju japë dhe një adresë ku mund të postoni çfarë ju kërkohet. Asnjëherë mos i dërgoni NVC-së dokumenta origjinalë.

Kur do t’i vijë koha datës prioritare të çështjes sime?

Mund të kontrolloni ecurinë e aplikimit tuaj duke iu referuar buletinit të vizave që DOS-ja nxjerr çdo muaj. Këtë buletin mund ta gjeni në faqen : https://travel.state.gov/content/travel/en/legal/visa-law0/visa-bulletin.html.

Në këtë buletin jepet një përmbledhje e numrit në dispozicion të emigrantëve gjatë muajit aktual për: “Final Action Dates” (datat për veprimet përfundimtare) dhe “Dates for Filing Applications” (datat për dërgimin e aplikimeve), që tregojnë se kur duhet të njoftohen aplikantët për viza emigruese që të mbledhin dhe t’i paraqesin NVC-së dokumentacionin e kërkuar.

Për t’u futur në listën e abonimeve në e-mail të Departamentit të Shtetit për Buletinin e Vizave (“Visa Bulletin”), mund të dërgoni një e-mail në adresën e e-mail-it:  listserv@calist.state.gov dhe në hapësirën ku shkruhet teksti, të shkruani fjalët: Subscribe Visa-Bulletin.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco