FOTOT/ Ky është projekti i dytë i Balfin Austria në zonën më ekskluzive të Vjenës

FOTOT/ Ky është projekti i dytë i Balfin Austria në zonën më ekskluzive të Vjenës

12:03, 21/05/2020

Balfin Austria, pjese e Grupit Balfin, ka prezantuar një tjetër projekt në zhvillimin e pasurive të paluajtshme në Austri. Projekti i dytë parashikon ndërtimin e një kompleksi banimi në një nga zonat më të pëlqyeshme të Vjenës, midis midis distriktit 18 dhe 19.

Grupi Balfin, duke u nisur nga eksperienca e fituar në realizimin e shumë projekteve tësuksshme nëBallkanin Perëndimor, ka nisur tashmëprojektin e dytë në Austri. Projketi i ri është një investim prej rreth 10 milionë Euro. Kompleksi i banimit në Vjenë mendohet të përfundojë në vitin 2022.

Image

Alban Caslli, Drejtori Ekzekutiv i Balfin Austria shprehet për investimin e ri: “Nisja e projektit të dytë për ne është njëarritje jo e vogël, pasi Austria është një treg shumë konkurrues dhe sfidues në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ndërtimi i këtij kompleksi banimi tregon edhe një herë që Grupi Balfin zbaton standardet më të larta dhe është gati tëkonkurrojë edhe në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.”

Ky është projekti i dytë që Balfin Austria po zhvillon në Austri dhe i pari në Vjenë. Projekti i parë i zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri filloi në tetor të vitit 2018, një projekt rezidencial i cili tashmë ka përfunduar. Kompleksi ndodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike, pranë liqenit Traunsee.

Zgjerimi i investimet përtej kufijve të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, janë pjesë e përqasjes së Grupit Balfin për ta shtrirë aktivitetin edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Në Austri, Grupi Balfin është i pranishëm me dy kompani. Alba-Tradeështë krijuar në vitin 1993 dhe zhvillon aktivitetin në fushën e tregtisë me shumicë të pajisjeve elektronike ndërsa Balfin Austria është krijuar në vitin 2018 dhe merret me zhvillimin e pronave të paluajtshme, zonat rezidenciale për banimdhe resortet turistike.

Grupi Balfin ka një portofol të gjerë biznesesh, që varion që nga industria prodhuese, zhvillimi dhe menaxhimi i pronave të patundshme, sektori bankar, sektori minerar, ai i qendrave tregtare dhe ai i shitjes së mallrave me pakicë. Balfin operon në 7 shtete të ndryshme të botës dhe ka sot rreth 6.000 të punësuar.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SOS21/05/2020 14:29

SHUME PAK KATE I KANE VENE NDERTESES! IIIIII VETEM4?????? CUDI! SE KETU TE NE PO NAI MARRIN FRYMEN ME 25-30 KATESHE. PO KY MANJA DUKE SHITUR FSHESA KORRENTI I VURI KETO MILIARDA? DROGA, DROGA, KRIMI, VJEDHJA!

cuf dabjoni21/05/2020 12:27

nuk kam verejtje ...pune tyre...vleresimi ju takon austriakeve ...qejfi me behet... por nje pyetje eshte normale apunon samiri me kredi nga bankat shqiptare jashte shtetit..???

Shto koment

Denonco