Nisin shirat, priten shtrëngata me rrufe e breshër në jug e juglindje të vendit Theth, maj 2020

Nisin shirat, priten shtrëngata me rrufe e breshër në jug e juglindje të vendit

07:20, 21/05/2020

Tashmë kanë hyrë në qarkullim masat ajrore të paqendrueshme me kontraste të forta termike, njofton SHMU. Për rrjedhojë ditën e enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër. Reshjet e shiut në orët e mëngjesit do të përfshijnë gati të gjithë vendin. Gradualisht reshjet lokalizohen në jug e juglindje, aty ku do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe dhe breshër. Pasdite reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare, ndërsa prej orëve të mesditës do të fitojë shpejtësi kryesisht në bregdet deri në 20m/sek, pasuar nga një valëzim me forcën 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 11Âș deri 23ÂșC
zonat e ulĂ«ta 13Âș deri 26ÂșC
zonat bregdetare 16 Âș deri 26ÂșC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco