Mot i paqendrueshëm të mërkurën, priten shira të imtë Bastar-Murrize, Parku Kombëtar “Mali i Dajtit”, Tiranë, maj 2020

Mot i paqendrueshëm të mërkurën, priten shira të imtë

07:43, 20/05/2020

Dita e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, njofton SHMU. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, përgjatë relieveve malore reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkutra.

Era do të vijojë të jetë nga kuadrati i jugut me shpejësi 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.
Temperaturat parashikohen me një rënie në të dyja vlerat, me konkretisht:
vendet malore 12°C deri në 26°C
vendet e ulëta 14°C deri në 32°C
vendet bregdetare 11°C deri në 30°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco