Ulje temperaturash dhe shtrëngata në disa zona/ Surprizat e motit për nesër

Ulje temperaturash dhe shtrëngata në disa zona/ Surprizat e motit për nesër

23:30, 19/05/2020

Parashikimi i IGJEUM për nesër, e mërkurë 20 Maj 2020.

RESHJET

Nesër (e mërkurë, dt. 20), priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në pjesën verilindore, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt. 20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 26°C

në vendet e ulëta: 19 / 27°C

në vendet malore: 13 / 23 °C

ERA

Nesër (e mërkurë, dt. 20) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco