Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Mjeku shqiptar në Milano: Ja muaji kur pritet të kemi zero infeksione të reja

Mjeku shqiptar në Milano: Ja muaji kur pritet të kemi zero infeksione të reja

22:32, 06/05/2020
A+ Aa A-

Mjeku shqiptar në spitalin e Milanos, Elson Gjoni ka deklaruar në emisionin Byro Politike në Abc News se fundit i qershorit pritet të vijë pa raste të reja në spitalet italiane.

Megjithatë Gjoni tha se edhe pse virusi tashmë e ka humbur fuqinë e tij, hapja e masave mund të sjellë një bashkëjetesë me virusin edhe përtej këtij fati.

Gjoni theksoi se rastet e rënda po ulen në mënyrë drastike.

“Ka nisur jeta. Njerëzit lejohen të shkojnë edhe nëpër parqe. Rastet e reja që vijnë në spital nuk është më si në fazën e parë të virusit. Shumica e tyre janë raste të izoluar në shtëpi. Shumica e tyre e kalojnë në shtëpi. Thuhet se fundi i qershorit mund të sjellë një situatë pozitive.

 Jo të arrijmë në zero sepse hapja e masave do të sjellë bashkëjetim me virusin më afatgjatë. Rastet e rënda po ulen në mënyrë drastike. Por për raste Zero mendohet fundi i qershorit.

Plazma është në fazë eksperimentale pa arritur akoma një evidencë të fortë. Por në rastet që janë përdorur ka pasur shumë evidencë të mirë.

Por nuk dihet akoma sa zgjat imuniteti. Dimë që do krijohet një imunitet por nuk e dimë sa do zgjasë, apo si ndryshon imuniteti nga persona simptomatikë”, deklaroi Elson Gjoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco