Shahini njofton maturantët: Ja ku gjenden qindra video me zgjidhje detyrash për Maturën!

Shahini njofton maturantët: Ja ku gjenden qindra video me zgjidhje detyrash për Maturën!

13:12, 04/05/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit iu ka dhënë një njoftim me rëndësi, gjimanzistëve të vitit të fundit, që presin të japin provimet e Maturës Shtetërore në rrethana të jashtëzakonshme këtë vit akademik. Shahini, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social, i ka informuar se kanë me qindra video me zgjidhje detyrash të regjistruara nga platforma “Akademi.al”.

“Të dashur maturantë, - shkruan Shahini në Fb. - Akademi.al, në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF, kanë regjistruar qindra video të reja me zgjidhje detyrash për Maturën Shtetërore në lëndët e shkencave dhe gjuhëve. Ato do të transmetohen në RTSH çdo ditë nga ora 13:30 apo mund t’i aksesoni edhe tek platforma akademi.al.
Suksese!”

Platforma “Akademi.al” është një plaftormë edukative në shqip që ofron mësimdhënie online, tashmë një partner i rëndësishëm i MASR që prej nisjes së mësimit në kushte shtëpie për nxënësit tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco