Rrëqebulli dhe surpriza të tjera nga kamerat sekrete në malet e Shqipërisë

Rrëqebulli dhe surpriza të tjera nga kamerat sekrete në malet e Shqipërisë

11:46, 02/05/2020
A+ Aa A-

Kamerat – kurth 2020 sollën një monitorim plot surpriza, sfida dhe të papritura! Monitorimi i rrëqebullit të Ballkanit për vitin 2020 filloi në malin e Munellës, me aktivizimin e kutisë – kurth dhe vendosjen e kamerave në zonën rreth tij.

Grupi i kërkuesve shkencor të PPNEAs aktivizoi kutinë kurth në shkurt 2020 dhe qëndroi aktive deri në 21 mars 2020.

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, kutia kurth u çaktivizua përpara kohës së parashikuar të studimit, pa patur mundësinë e kapjes së një rrëqebulli dhe pajisjes së tij me GPS.

Pavarësisht kësaj, kamerat tona na sollën sërish foto rrëqebulli per të na treguar se ai është mbreti i kafshëve në atë zonë.

    Surpriza e këtij sezoni monitorues ishte familja e rrëqebujve e fotografuar në zonën e studimit Polis-Gur i Zi, rajoni i Elbasanit. për një periudhë tre mujore (shkurt-prill 2020).

    Ky monitorim shënoi dhe rikthimin e PPNEA-s në rajonin e Elbasanit që prej vitit 2012, vit në të cilin grupi i kërkuesve fotografoi për herë të parë rrëqebullin në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

    Pamjet në të cilat shikojmë prezencën e më shumë se një individi në një foto vërteton qartazi popullatën e dytë të rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri pas asaj të Munellës, si dhe të tretën në të gjithë gadishullin e Ballkanit.

    Fotografimi dhe filmimi i tre rrëqebujve në një foto/video ka qenë një lajm kaq shumë i pritur dhe i kërkuar nga grupi i studiuesve të PPNEA.

    Ekzistenca e llojeve të rrezikuara në zonat e lartpërmendura kërkon nisma të koordinuara të ndërmarra me institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e natyrës. Është e rëndësishme të theksojmë këtu shpalljen e Munellës Zonë të Mbrojtur sa më shpejt të jetë e mundur dhe zgjerimin e zonave aktuale ku ndodhet rrëqebulli.

    Përveç rrëqebullit, kamerat kanë fotografuar edhe lloje të tjera të gjitarëve, po aq të rëndësishëm për rolin që kanë në ekosistem, si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), çakalli (Canis aureus), derri i egër (Sus scrofa), kaprolli (Capreolus capreolus) dhelpra (Vulpes vulpes), kunadhja (Martes foina), ketri (Sciurus vulgaris) dhe baldosa (Meles meles).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco