A duhet të mbahet maska nga studentët dhe pedagogët?/ Ja çfarë thotë Pëllumb Pipero

A duhet të mbahet maska nga studentët dhe pedagogët?/ Ja çfarë thotë Pëllumb Pipero

22:15, 01/05/2020
A+ Aa A-

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka thënë se maska rekomandohet të mbahet në ambiente publike dhe kur studentët të rikthehen në auditore në qershor.

“Rekomandohet që hapja të jetë rajonale, ku ka patur shumë raste ose aspak. Ka një studim të fundit që thotë se deri dje mendonim se fëmijët e dërgonin virusin në shtëpi, tani thuhet se për fëmijët deri 12 vjeç infektohen ata nga të rriturit dhe jo e kundërta. Strategjia që po ndjekim ne është më adekuate”, ka thënë Pipero mbi masat e qeverisë.

“Maska duhet të vendoset në ambiente publike, nuk është e nevojshme të vendoset kur jeni në rrugë. Polici sigurisht duhet ta ketë. Duhet medoemos të mbahet maska me studentët kur jeni në ambiente të mbyllura”, ka shtuar mjeku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco