Çmenduria e socialistit të emëruar në krye të Bashkisë Tropojë, shkarkon padrejtësisht 85 punonjës

Çmenduria e socialistit të emëruar në krye të Bashkisë Tropojë, shkarkon padrejtësisht 85 punonjës

20:26, 30/04/2020
A+ Aa A-

Denoncimi i PD, Dega Tropojë -

Monstra socialiste i emëruar nga Edvin Kristaq Rama në krye të Bashkisë Tropojë në 30 Qershor ka nisur një fushatë hakmarrëse primitive ndaj punonjësve të bashkisë që nuk i nënshtrohen gjymtimit moral dhe injorancës ligjore të tij.

Bëhet fjalë për Rexh Byberin, i cili në një akt të paprecedentë, jashtë çdo arsyetimi logjik njerëzor, ka larguar nga detyra jo pak, por plot 85 punonjës të bashkisë Tropojë.

Shumë prej atyre që kanë humbur vendin e punës kanë pasur një kontratë të rregullt dhe një pjesë e madhe e tyre gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Disa prej tyre kanë kërkuar të drejtën në gjykata dhe i kanë fituar gjyqet. Kjo vërteton jo vetëm shkeljen e ligjit nga ana e të emëruarit socialist, që largon nga puna punonjës në mënyrë antiligjore, por dhe një papërgjegjshmëri totale në administrimin e taksave të qytetarëve të Tropojës, pasi të gjitha këto para do paguhen prej tyre.

Një pjesë e madhe e këtyre punonjësve kishin vite që ishin pjesë e administratës së pushtetit vendor dhe ishin punonjës të trajnuar dhe të specializuar në funksionet e tyre.

Marrëzia vazhdon me zëvendësimin e këtyre punonjësve të njohur për integritetin e lartë moral dhe profesional nga njerëz me nivel të ulët shoqëror dhe profesional, disa prej të cilëve me probleme të theksuara me ligjin. Madje ka dhe juristë të transportuar nga rrethe të tjera, sepse nuk ka vend për dhjetëra e qindra tropojanë të papunë, por duhet të plotësohen kuotat e partisë dhe me individë nga rrethe të tjera që nuk kanë asnjë lidhje me Tropojën.

I vetmi kriter i punësimit është Partia dhe Reklamimi i propagandës së kryetarit përmes rrjeteve sociale, fotove, vidiomontazheve HD dhe lloj lloj portali të paguar prej tyre.

Duket sikur i emëruari socialist e sheh emërimin e tij në krye të Bashkisë Tropojë si në rolin e një pushtuesi dhe punonjësit si skllevër që duhet të jenë në shërbim të propagandës së tij.

Asgjë nuk është në shërbim të qytetarëve, por vetëm në shërbim të propagandës.

Asgjë nuk funksionon në atë institucion të çrregulluar, të zhytur në kaosin e padijes dhe paligjshmërisë, veç propagandës.

Pjesa tjetër e punonjësve të mbetur është nën presion të vazhdueshëm çdo ditë, duke u shantazhuar për bukën e gojës.

Është e paimagjinushme se si mundet dikush me një të rënë të lapsit, në mënyrë cinike dhe të padrejtë, t’u heqi pagën plot 85 familjeve tropojane. Janë 85 bijë e bija të Tropojës, nëna e baballarë, motra a vëllezër të dikujt, të cilët në të shumtën e rasteve kanë vetëm këtë pagë si mundësi për të mbajtur me bukë familjet e tyre.

Është e paimagjinushme se si shpirtligësia e një individi dhe etja e tij për pushtet e hakmarrje primitive politike të arrijë në këto përmasa.

Epo, “rilindasit” e komunizmit, si qëndror si lokal, janë të gjithë njësoj, me shkollën e ligësisë në zemër dhe propagandës në mendje.

Partia Demokratike Dega Tropojë dënon ashpërsisht këtë fushatë hakmarrëse primitive politike që po u bëhet punonjësve të administratës së Bashkisë Tropojë.

Ne shprehim bindjen se Tropojën e demokracisë dhe tropojanët trima, liridashës dhe të besës, nuk kanë arritur t’i nënshtrojnë as diktatura komuniste me sigurimsat e shtetit, as bandat komuniste në kohët më të errëta dhe nuk do ja dalin t’i përulin as bandat e rilindura sot.

Dita e gjykimit për arrogantët shpirtlig dhe të paditur do vijë shumë shpejtë dhe ata do marrin atë që meritojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco